Në një skenë që duket më shumë si sketch humoristik sesa si realitet tragjik i një shteti funksional, Elvis Shkambi, pas ekzekutimit të gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjykatës, del i qetë në oborr dhe pret policinë me durim dhe edukatë, pa asnjë stres.
“Moment tronditës në gjykatë: ‘Hajdeni, unë e vr*va gjyqtarin!’ – ja çfarë ndodhi më pas”(Video)

Pamjet ekskluzive të JOQ tregojnë momentin kur vrasësi, së bashku me xhaxhain e tij, qëndrojnë si dy qytetarë shembullorë duke pritur… rendin. Po, rendin që erdhi, si zakonisht, me vonesë, i hutuar dhe me shumë zhurmë për asgjë.
Në fund, forcat e rendit hyjnë në “kapjen” e autorit, por duket se më shumë po japin një shfaqje sesa po arrestojnë kriminelët. Vrasësi madje u paraqit vetë: “Hajdeni, unë jam vrasesi!” Ndoshta kjo duhet të jetë manuali i ri i policisë: prisni që kriminelët të vetë-denoncohen.
Uniformat blu bëjnë sikur kapin autorin dhe xhaxhin e tij, fiks si aktorë në një film amator. Në vend të një shteti që funksionon, kemi një regji amatore që ofron shfaqje publike – me kosto jete dhe bileten e paguar nga qytetarët.