Reperi i njohur Stresi ka shpërthyer në një reagim të fortë dhe emocional në rrjetet sociale pas publikimit të lajmit tronditës për një baba që ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij. Ngjarja makabre ka shokuar opinionin publik dhe artisti nuk ka mundur të heshtë përballë një krimi të tillë çnjerëzor.
Miq e shokë Rrini gati në burg!” – Reagon ashpër Stresi për babain që abuzonte me të bijën:

“Këta njerëz s’kanë as zemër, as shpirt, asgjë…”, shkruan ai me revoltë, duke kërkuar që shteti t’i japë dënimin maksimal, të përjetshëm, autorit të kësaj tragjedie. Ajo që e ka tronditur më shumë artistin është fakti që i dyshuari ka deklaruar se nuk është hera e parë që ka abuzuar me vajzën e vet.
Në një mesazh të drejtpërdrejtë, Stresi i drejtohet miqve të tij që mund ta takojnë autorin në burg:
“Amanet nga unë – rrifeni fort, shumë fort… e dini ju masi ta rrifni shtizen ku e meriton!”
Ky reagim ka marrë shumë mbështetje nga ndjekësit e tij, të cilët e vlerësojnë për guximin dhe ndjeshmërinë që ka treguar përballë një krimi të rëndë që kërkon drejtësi të menjëhershme dhe të pamëshirshme.