Që prej nisjes së skemës së bonusit të bebes në janar të vitit 2019, mbi 237 mijë fëmijë në Shqipëri kanë përfituar këtë ndihmë financiare, bëri me dije kryeministri Edi Rama.
Mijëra familje Shqiptare marrin “çekun” me lekë/ Rama nuk ndalet: Ja kush përfiton…

Rama rikujtoi vlerat që përfitohen sipas rendit të lindjes: 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për të dytin dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë.
“Me njoftimin e këndshëm se më shumë se 237 MIJË fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, duke mbështetur familjet e reja me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.