Mevlan Shaba ka zgjedhur të ndajë disa të vërteta personale me ndjekësit në Instagram, përmes një sërë përgjigjesh që kanë shpërthyer rrjetin.
Mevlani bëhet baba, i përgjigjet Livias dhe deklaratave të saj

Mes qindra pyetjeve dhe komenteve, ai ka konfirmuar për herë të parë se është bërë baba i një vajze, fryt i lidhjes së tij me partneren që i erdhi surprizë gjatë kohës që ishte banor në Big Brother VIP Kosova. Ai e tha thjesht, pa bujë: “Mei” – ky është emri që ata i kanë vendosur vajzës së tyre.

Por reagimet nuk ndaluan me kaq. Shumë ndjekës e përmendën vazhdimisht ish-partneren e tij, Livian, e cila vetëm pak ditë më parë kishte reaguar e lodhur nga komentet e ndjekësve që e lidhin ende me Mevlanin.
Në një përgjigje të sinqertë dhe të qetë, Mevlani shkroi:
“Sido që të shkojë një histori, nuk shahet partneri apo partnerja. Gjërat personale mbahen për vete. Nëse fillon e shan dikë që ke ndarë bukën dhe krevatin, do të thotë që kurrë s’ke pas respekt për atë njeri.”