Meta nuk del nga qelia! Apeli vendos më 8 shtator për fatin e ish-presidentit

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur datën 8 shtator, ora 10:00, për shqyrtimin e ankimit të ish-presidentit Ilir Meta kundër vendimit që la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”.

Më 13 gusht, Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Metës për të lënë qelinë, duke argumentuar se nuk kishte ndryshuar asnjë rrethanë ligjore që do të justifikonte zbutjen e masës.

Meta ndodhet në paraburgim prej tetorit 2024. Në maj 2025, ai u mor i pandehur nga SPAK për tre raste korrupsioni, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në një dosje ku është e pandehur edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.

More posts