Një tragjedi e rëndë ka tronditur Greqinë, ku një 40-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Pandeli Nakoleci, vrau gruan e tij 36-vjeçare Marjola para syve të fëmijëve të tyre.
Mesazhi misterioz që ndezi sherrin fatal: Historia e krimit horror në familjen shqiptare në Greqi!

Mediat greke raportojnë se xhelozia e sëmurë pas një mesazhi në celularin e saj e shtyu burrin drejt aktit makabër. Ai e sulmoi gruan me thikë në banesë, e ndoqi deri në hyrje të pallatit dhe e goditi disa herë, duke e lënë të shtrirë në gjak pranë fëmijëve të tmerruar.
Pas krimit, autori u arratis zbathur me thikë në dorë. Policia greke ka përfshirë të gjithë qytetin në kërkim, ndërsa po shqyrtohet edhe mundësia që ai të ketë kryer vetëvrasje, për shkak të problemeve të tij të mëparshme psikiatrike dhe tentativave për vetëvrasje.
Dëshmitarët tregojnë për skena horror: “Dëgjova fëmijët duke bërtitur, ai vraponte me thikë në duar”. Një fqinj u shpreh: “Pashë gruan me gjak dhe autorin që largohej duke bërtitur”.
Viktima ishte nënë e pesë fëmijëve, të cilët panë gjithçka me sytë e tyre. Njëri prej tyre i tha policisë mes lotësh: “E pashë babin duke e goditur mamin me thikë”.