Merret vendimi për Cllevion, ky është fati që e pret!

Rep-artisti, Kleviol Ahmeti i njohur me nofkën “Cllevio” është ndaluar në Emiratet e Bashkuara në Dubai rreth 3 muaj më parë.

Sipas burimeve të Express, Cllevio ka nënshkruar që të ekstradohet në Shqipëri dhe të përballet me akuzat të cilat pretendon se janë ngritur nga kundërshtarët e tij.

Ai pritet të ekstradohet nesër më datë 8 tetor në Tiranë nga Interpol, ku edhe do të zbulohet më shumë rreth situatës së tij.

Cllevio ka qenë një ndër figurat më të komentuara të showbiz-it shqiptar, për shkak të deklaratave të forta, videove të shumta në rrjete sociale dhe përfshirjeve të tij në debate publike.


Mungesa e tij në këto muaj është vërejtur dukshëm në rrjet, ku fansat dhe ndjekësit kanë shprehur vazhdimisht kuriozitet për fatin e tij.

Tashmë, me ekstradimin e tij drejt Tiranës, vëmendja e publikut është rikthyer sërish tek Cllevio, nga i cili pritet versioni i tij për ngjarjet që çuan në arrestimin në Emiratet e Bashkuara.

More posts