Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga rruga e përfunduar Qukës–Qafë Plloçë.
Merr fund pritja! Rama ndan pamje nga rruga e re e përfunduar Qukës–Qafë Plloçë

“Me një prej pamjeve panoramike të rrugës Qukës–Qafë Plloçë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama, teksa publikon pamjet më poshtë:



Kujtojmë se që në hapje të fushatës elektorale, Belinda Balluku njoftoi se ky aks rrugor do të përfundojë brenda verës, teksa evidentoi edhe problematikat e hasura që çuan në kohëzgjatjen e përfundimit të saj.