Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim i ka dhënë fund karrierës diplomatike.
Merr fund karriera diplomatike e Yuri Kimit, çfarë ndodhi me ish-ambasadoren e SHBA?!

Zyrtarja amerikane e cila shërbeu në Shqipëri gjatë viteve 2019-2023, ditën djeshme ka zhvilluar ceremoninë e daljes së saj në pension nga Shërbimi i Jashtëm i SHBA-së.
Vlen të theksojmë që në ceremoni morën pjesë të afërm të saj, kolegë, ish-ambasadori i SHBA në Tiranë Aleksandër Arvizu, Ambasadori i Shqiperisë në Uashington Ervin Bushati dhe gazetarja Ilva Tare.
Kujtojmë që Yuri Kim shërbeu gjatë karrierës së saj në këto vende: Kore, Japoni, Kine, Irak, Turqi dhe në Tiranë.
Yuri Kim do të mbahet mend për përplasjen e saj me Sali Berishën i cili asokohe u shpall “Non Grata” nga DASH. Yuri Kim nga ambientet e selisë blu deklaronte se forca e parë anti-komuniste në vend, “të mos hajë bar” për interesat e një njeriu të vetëm, pra Berishës.