34-vjeçari u përplas nga një makinë ndërkohë që po kalonte rrugën, e pas 10 ditëve në koma ai nuk mundi të mbijetonte
Mendoj se është një ëndërr….’ Babai i ndërroi jetë në aksident, flet vajza e tij ‘Dua ta coj ne vend amanetin e tim eti…’

Ndarja nga jeta e Kreshnik Tomanit një muaj më parë, baba i tre fëmijëve të mitur, ka prekur thellë zemrat e shumë shqiptarëve.
34-vjeçari u përplas nga një makinë ndërkohë që po kalonte rrugën, e pas 10 ditëve në koma ai nuk mundi të mbijetonte. Emisioni “Për Shqiptarët” në Top Channel ka nisur një fushatë për t’i ndihmuar e për të plotësuar amanetin e fundit të Kreshnikut, një shtëpi për fëmijët e tij.
Kreshniku ka qenë jo vetëm një bashkëshort i mirë, por një baba i jashtëzakonshëm për tre fëmijët e tij, e në mënyrë të veçantë për Nikitën, fëmija i tyre i parë. Ajo beson ende sot e kësaj dite se ai aksident është vetëm një ëndërr.
Më plotësonte çdo dëshirë, nuk më thoshte kurrë jo për asgjë. Ka qenë baba shumë i mirë, kushdo do ishte me fat ta kishte një baba si ai. Nuk e shpreh dot të gjithë dashurinë që kam pasur për atë. Ishte shumë i veçantë për mua. Babain doja më shumë.