Në fundvitin e vitit 2018, Rebecca Hind nga Cumbria, Angli, mendonte se kishte marrë thjesht një helmim ushqimor gjatë një darke festive me kolegët. Por ndërsa të tjerët u shëruan shpejt, për Rebecca simptomat nuk pushuan, dhe pas javësh pa përmirësim, ajo vendosi të bëjë një kontroll më të thelluar.
Mendoi se ishte thjesht një helmim ushqimor – por humbi 13 organe dhe zbuloi diagnozën fatale! (FOTO)

Mjekët zbuluan diçka të pabesueshme – një sëmundje e rrallë, Pseudomyxoma peritonei (PMP), një formë agresive kanceri që kishte shpërthyer në trupin e saj nëpërmjet një mase xhelatinoze të quajtur mucin. Ky është i njëjti kancer që i mori jetën yllit të Hollivudit Audrey Hepburn.
Në vetëm pak muaj, Rebecca kaloi nga një jetë aktive si instruktore e edukimit në natyrë, në një betejë të vështirë me kancerin. Ajo iu nënshtrua dy operacioneve masive dhe i janë hequr 13 organe, përfshirë mitrën, vezoret, zorrën e trashë, fshikëzën e tëmthit, shpretkën, rektumin dhe pjesë të mëlçisë, diafragmës dhe stomakut. Edhe pas kimios dhe trajtimit HIPEC, kanceri nuk u zhduk.
Në vitin 2022 ajo u përfshi në një studim eksperimental gjenetik, por efektet anësore ishin aq të forta sa trajtimi u ndërpre. Mjekët i thanë se sëmundja është e pashërueshme. Sot ajo jeton me një stoma, merr 50 deri në 60 tableta në ditë dhe jeton me një regjim ushqimor tepër të kufizuar.
Jeta ime është një udhëtim i vështirë, por ende mund të bësh shumë edhe me një diagnozë të pashërueshme,” thotë ajo. “Me mendësinë e duhur, çdo ditë mund të jetë një mundësi për ta jetuar jetën plotësisht.”