Mediat e huaja i bëjnë jehonë ironisë së Edi Ramës me liderët e BE kundër Donald Trump…

Mediat ndërkombëtare “Euronews” dhe “Politico” i kanë bërë jehonë ironisë së kryeministrit Edi Rama me liderët e BE kundër Donald Trump, në lidhje me një lapsus që presidenti i SHBA ka bërë, duke ngatërruar Armeninë me Shqipërinë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u filmua duke bërë batuta me Presidentin Francez Emmanuel Macron dhe Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen të enjten.

Duhet të na kërkoni falje… sepse nuk na përgëzuat për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit”, i tha Rama-Macronit, duke e bërë Aliyevin të shpërthente në të qeshura.

Më vjen keq për këtë,” ia ktheu me ironi Macron.

Në një ngatërresë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Kryeministrin britanik Keir Starmer, Trump tha: “Ne i zgjidhëm çështjet e Aberbaixhanit dhe Shqipërisë

Për të qenë të qartë, Donald Trump ka ndërmjetësuar një marrëveshje në gusht mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, në Shtëpinë e Bardhë, ku të dy vendet u zotuan të ndërpresin dekada përplasjesh dhe të forcojnë lidhjet me Uashingtonin.

More posts