Ndërkohë media britanike Daily Mail i ka kushtuar një artikull Klevis Hoxhosmanit, të cilin e përshkruan si një shqiptar të pasur me një sërë biznesesh në Mbretërinë e Bashkuar.
Mediat angleze tro*disin Majlinda Bregun! I nxjerrin lidhjet e saj me ‘dhendrrin’ miliarder, çfare zoteron ne Londer, jeta luksoze dhe..

Klevis Hoxhosmani, 37 vjeç, dhe vëllai i tij 42-vjeçar, Arturi, u arrestuan nga skuadra e krimit të organizuar të Shqipërisë si të dyshuar për përfshirjen në trafikun e drogës nga Amerika Latine në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE.
Daily Mail shkruan se Hoxhosmani është në një lidhje me Kejda Ajazin, vajzën e Majlinda Bregut, ish-ministres së Shqipërisë për Integrimin Europian, e cila dha dorëheqjen si deputete në vitin 2017 dhe tani punon për një organizatë të quajtur Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.
Në Shqipëri, çifti i ri, njihet për stilin luksoz të jetesës, duke përfshirë udhëtime të shpeshta në Londër, Dubai dhe Monako, ku u fotografuan së fundmi të veshur me veshje firmato, ndërsa dilnin nga një supermakinë.
Arrestimi i Hoxhosmanit ka nxitur spekulime në Shqipëri rreth burimit të vërtetë të pasurisë së çiftit.