Me porosi të Ramës, Qeveria merr vendimin DRASTIK: Ndalohet dhënia e…

Ashtu siç kishte paralajmëruar Kryeministri Edi Rama, ndodhi!

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, u morën një sërë ndryshimesh, mes të cilave edhe ndryshime në ligjet që lidhen me lejet e ndërtimit.

Qeveria ka vendosur sot ndalimin e dhënies së lejeve të ndërtimit nga autoritetet përkatëse për të kryer çdo lloj punimi apo për të vendosur rrethime apo trarë.

“Ndalohet dhënia e lejeve të ndërtimit nga autoritetet e zhvillimit për pasuritë private, të cilat kanë qenë pjesë e kufirit të zhvillimit dhe të destinuara për hapësira publike, si sheshe, parqe etj. Ndalohet dhënia e lejeve të ndërtimit dhe e deklaratave paraprake për kryerje punimesh, si dhe kryerja e çdo lloj punimi për vendosjen e rrethimeve, trarëve ose çdo mjeti kufizues të hyrjes në ato prona private apo pjesë të sipërfaqes së tyre”, thuhet ne njoftimin e qeverise.

More posts