Më morën peng vëllanë”/ Iu grabit banesa në Librazhd si nëpër filma, zbardhet dëshmia e zyrtares së Komisionit të Prokurimit Publik

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka zbardhur detaje nga dosja që po hetohet e ndarë mbi grabitjen e armatosur në banesën e një anëtareje të komisionit të Prokurimeve publike, në shtëpinë e të cilës u grabitën 200 mijë euro dhe paund.

Shtetasja L.S., e cila është nën akuzë për tenderat, siç i referohet dosjes gazetarja Anila Hoxha ka pranuar para SPAK detajet e grabitjes së armatosur.

“Po është e vërtetë kanë hyrë katër persona të maskuar. Hynë në banesën tonë në Librazhd, aty ishin unë mamaja, vëllai dhe tre fëmijët.

Fëmijët e moshës tetë dhjetë dhe 14 vjeç. Na terrorizuan na morën lekët, një person na rrinte me armë tek koka. Të tjerët kontrolluan shtëpinë derisa gjetën lekët. Pastaj morën peng vëllanë dhe e lanë në Labinot që mos të denonconte. Ai erdhi në këmbë nga Labinoti deri në një fshat.

Njoftuam policinë e Librazhdit dhe kemi bërë kallëzim për grabitjen ka thënë punonjësja e KPP e cila njëherazi del në përgjime në biseda të ndryshme edhe në dosjen tjetër ku është nën akuzë edhe kreu i KPP Jonaid Myzyri”.

SPAK i ka kërkuar dy policive lokale të Elbasanit dhe të Librazhdit nëse është denoncuar apo jo një grabitje e ndodhur në 2020 dhe një pengmarrje që ka rezultuar se kanë ndodhur gjatë bisedave midis disa personave nën hetim.

More posts