Kryeministri Edi Rama ka ndarë një rrëfim tronditës nga vitet e trazirave të ’97-ës, kur ishte ministër i Kulturës. Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, Rama ka treguar për një ngjarje ku rrezikoi jetën dhe u përball me një tentativë për vrasje.
“Më g*ditën me shufër hekuri, u përpoqa të mbroja të dashurën” – Rama rrëfen tentativën për vr*sje, ja kush ma beri

Sipas tij, ngjarja ndodhi në mes të Tiranës, kur disa persona të lidhur me shërbimet sekrete të kohës e sulmuan fizikisht.
“Ndërsa po dilja nga një takim, më erdhën nga pas dhe më qëlluan me një shufër hekuri. U rrotullova, pashë gjakun dhe mendova se mbarova. Ishte një goditje e mirëfilltë për të më eliminuar,” tha Rama.
Ai shtoi se kjo ndodhi në një periudhë kur vendi ndodhej në kaos total dhe shumë institucione ishin jashtë kontrollit. “Ishte një kohë pa shtet, pa rend, ku gjithçka kontrollohej nga rrjete të errëta dhe individë që vepronin në emër të interesave të errëta,” deklaroi Rama.
Kryeministri nuk e fshehu se kjo ngjarje e ka ndjekur gjatë në kujtesë dhe e konsideron si një nga momentet më të rënda dhe më të rrezikshme të jetës së tij. Ai la të kuptohet se pas sulmit qëndronin struktura të lidhura me segmente të shërbimeve sekrete, të cilat në atë kohë vepronin me duar të lira në territor.