Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se të gjitha kantieret e ndërtimit në vend do të monitorohen në kohë reale me dronë, kamera dhe sisteme GPS, për të siguruar zbatimin e lejeve dhe projekteve të ndërtimit.
Mbyllen bizneset pa leje në pallate – Rama: S’ka më dhunë mbi gjumin e banorëve!Arkitektëve që shkelin ligjin u hiqet licenca për 5 vite!

Në konferencën për shtyp, Rama paralajmëroi se arkitektët që shkelin rregullat do të humbasin licencën për 5 vite, ndërsa ndërtuesit do të detyrohen të kontribuojnë në krijimin e një “fondi të gjelbër”, përmes mbjelljes së pemëve sipas raportit që do të përcaktohet me vendim qeverie.
Një tjetër masë e re është ndalimi i ndryshimit të destinacionit të njësive pa leje, duke iu referuar bizneseve që operojnë nëpër pallate dhe që shpesh krijojnë shqetësime për banorët.
“Aktivitetet duhet të jenë me leje dhe nuk mund të cenojnë jetën e përditshme të banorëve,” – tha Rama.