Pas më shumë se 5 orë në SPAK, Arbër Veliaj, vëllai I kryetarit të arrestuar të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Mbi 5 orë në SPAK/ Vëllai i Erion Veliajt del nga Prokuroria e Posaçme, ja çfarë tha…

Ai u mor në pyetje nga prokurorët e posaçëm në lidhje me dosjen e Erion Veliajt, ndërsa në një prononcim shkurt para mediave, Arbër Veliaj tha se kishte “ardhur vullnetarisht të sqaroj pozicionin”.
“Erdha vullnetarisht për të shprehur bashkëpunimin tim me institucionin”, tha Arbër Veliaj.
Kujtojme qe tre jave me pare Gjykata e Posaçme e Apelit rrezoi nje ankimim të Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, i cili kundërshtonte kontrollet e SPAK-ut.