Sot, 7 shtator 2025, një fenomen astronomik i mrekullueshëm do të ndodhë dhe do të jetë i dukshëm në të gjithë Europën, duke përfshirë edhe Tiranën! Hëna e përgjakshme dhe Eklipsi Hënor do të shfaqen nga ora 20:00 deri në orën 23:00, dhe do të ofrojnë një pamje spektakolare që nuk duhet humbur.
Mbani sytë nga qielli, sot eklipsi hënor! 3 orë spektakël nën magjinë e ‘Hënës së përgjakshme”

Hëna e përgjakshme është një fenomen i veçantë që ndodh gjatë një eklipsi hënor, kur Hëna kalon përmes hijes së plotë të Tokës dhe ndriçohet me një ngjyrë të kuqe të thellë. Ky efekt shkaktohet nga ndriçimi i atmosferës së Tokës dhe bën që Hëna të duket si një “top i kuq” në qiellin e natës.
Pamja e saj është magjike dhe do të jetë një moment i paharrueshëm për të gjithë ata që kanë mundësinë ta shohin. Ky eklips hënor do të jetë i dukshëm edhe nga Tirana dhe pjesa më e madhe e Europës, duke krijuar një mundësi të shkëlqyer për të shijuar një shfaqje të natyrës që ndodh shumë rrallë.
Eklipsi hënor mund të shihet me sy të lirë, dhe nuk ka nevojë për pajisje speciale. Për ata që duan të kapin këtë moment me detaje të mrekullueshme dhe për të pasur një pamje më të qartë, sigurohuni që të zgjidhni një vend të hapur dhe lar dritave të qytetit
Mos e humbisni këtë mundësi! Në 7 shtator, Tirana dhe gjithë Europa do të jenë nën një Hënë të Kuqe magjike që do të ndriçojë natën për tre orë të mrekullueshme!