Jo çdo ditë merr një mesazh si ky:
“Ma gjej një makinë për maturë se s’kammmm…”
Ky ishte mesazhi që ish-banori i “Big Brother VIP 4”, këngëtari Joz Marku, mori nga një maturant i quajtur Kristian. Një kërkesë e sinqertë që nuk mbeti pa përgjigje.
Jozi nuk mendoi dy herë. Pa bërë zhurmë, ai e ndihmoi djalin të shkonte në mbrëmjen e maturës ashtu siç kishte ëndërruar: me një makinë luksoze, dinjitet dhe buzëqeshje.
Në Instastory, ai shkruajti:
“Suksese për Kristianin dhe të gjithë maturantët. Jam i lumtur që më kontaktoi dhe iku në maturë siç donte.”
Por historia nuk mbaron këtu.
Kristian, i emocionuar dhe mirënjohës, i shkroi përsëri:
“Shumë faleminderit Jozzz. Dhe nëse je i lirë, të presim sonteee. Je i ftuar, edhe vetëm për 15 minuta, do doja të ishe aty, meqë ke bërë një gjë kaq me vlerë për mua.”
Një gjest i thjeshtë, por me zemër të madhe.
Një shembull i rrallë i mirësisë që frymëzon, e që na kujton se ndonjëherë, vetëm një “po” e thjeshtë mund të ndryshojë ditën (ose jetën) e dikujt.
Rrjeti ka shpërthyer me komente pozitive – njerëzit janë të prekur nga zemërgjerësia e Jozit.