Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në autostradën Levan-Vlorë ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Makinat përplasen me njëra-tjetrën! Radhë kilometrike në autostradën…

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur asnjë person të lënduar, vetëm dëme materiale.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e përplasjes.
Si pasojë e aksidentit dhe bllokimit të përkohshëm të qarkullimit, në këtë segment rrugor është krijuar trafik i rënduar.