Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Volosit në Greqi, ku një shtetas shqiptar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas është zhdukur, duke u bërë i pakapshëm për autoritetet.
Makabër/ Shqiptari vret gruan dhe zhduket pa lënë gjurmë, policia në alarm

Sipas mediave greke, krimi ndodhi në rrugën “Konstanta”, pranë kryqëzimit me rrugët “Gatsou” dhe “Gladstonos”. Autori i dyshuar kreu aktin brenda banesës së çiftit, ndërsa më pas është parë duke dalë me vrap nga apartamenti dhe duke u larguar në drejtim të rrugës “Gladstonos”.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur një operacion të gjerë për kapjen e tij. Deri tani, nuk dihet vendndodhja e autorit, ndërsa ai konsiderohet shumë i rrezikshëm.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur mjeku ligjor për të kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të krimit.
Ky rast ka shkaktuar tronditje dhe panik tek banorët e zonës, të cilët shprehen të shokuar për aktin e rëndë që ka ndodhur në mes të ditës.