Franca u përfshi dje nga protesta masive të lëvizjes së re “Blloko Gjithçka”, ku mijëra demonstrues bllokuan autostrada dhe rrugë kryesore. Vetëm në Paris, policia arrestoi mbi 200 persona, ndërsa në qytete si Nantes e Montpellier pati përplasje me forcat e rendit.
Macron nën zjarr: Protestuesit digjin goma dhe bllokojnë qytetet – “Jep dorëheqjen!”

Protestat ndodhën dy ditë pas rrëzimit të kryeministrit François Bayrou dhe emërimit të pasardhësit Sébastien Lecornu, duke thelluar krizën politike në vend.
Sipas autoriteteve, lëvizja është e lidhur me të majtën ekstreme dhe ka marrë mbështetje nga Jean-Luc Mélenchon. Sociologët theksojnë se ndryshe nga “jelekverdhët” e viteve 2018–2019, protestuesit e rinj janë kryesisht të arsimuar dhe lëvizja e tyre ka më pak gjasa të ndikojë politikisht.