Luizi jep lajmin e shumëpritur

Fituesi i “Big Brother VIP Albania 2”, Luiz Ejlli, ka bërë një njoftim emocionues përmes një Instastory.

Ai ka zbuluar se shumë shpejt do të nisë xhirimet e një filmi ku protagonistë do të jenë ai dhe bashkëshortja e tij, moderatorja Kiara Tito.

“Shumë shpejt nisim xhirimet e filmit. Do të shihni një Luiz dhe një Kiara si kurrë më parë”, u shpreh ai në rrjete sociale, duke i lënë fansat në pritje të këtij projekti të ri artistik.

Ndonëse ende nuk janë dhënë detaje rreth skenarit apo datës së publikimit, ky lajm ka ngjallur shumë entuziazëm mes ndjekësve, të cilët tashmë mezi presin të shohin Luizin dhe Kiara Titon në një rol së bashku. 

More posts