Luiz Ejlli operohet, dhe largohet i vetëm si në mëshirë të fatit Cfarë po ndodh mes Kiares dhe Luizit ? Plasin komentet negative (VIDEO)

Pas ndërhyrjes kirurgjikale në këmbë që Luiz Ejlli kreu së fundmi, fansat kanë vënë re një detaj që po bën shumë zhurmë në rrjet: mungesën e Kiarës në çdo moment publik të këtij episodi shëndetësor.

Luizi, si gjithmonë me humorin e tij karakteristik, ndau me ndjekësit një postim ku shkruante: “Gjatë operimit s’kisha dhimbje, por kur ndalova tek recepsioni për faturën, aty më filluan krizat”. Por, ajo që mungonte nuk ishte vetëm një koment i Kiarës, por edhe prania e saj fizike në spital.

Fansat kanë vërejtur se Kiara Tito nuk është parë askund pranë Luizit gjatë ditëve të tij të rikuperimit. Ajo nuk ka postuar asnjë reagim, as ndonjë foto bashkë me të nga spitali, asnjë mesazh publik mbështetës – një veprim i pazakontë për një çift që zakonisht ndan çdo hap në rrjet.

Madje, në të njëjtën kohë kur Luizi ndodhej nën kujdes mjekësor, Kiara zgjodhi të publikonte në Instagram një video promovuese të shtëpisë së re që ka ndërtuar me Luizin, duke ftuar ndjekësit të shihnin arredimin modern dhe të japin opinionet e tyre. Ky postim, për shumë fansa, është interpretuar si një shenjë e ftohjes së raportit ose si mungesë e ndjeshmërisë në një moment të vështirë për partnerin.

Komentet nuk kanë munguar në rrjet:

Pse Kiara nuk është me Luizin?

A është gjithçka në rregull mes tyre?”,

“Po promovon shtëpinë ndërkohë që ai është në spital?”

Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një reagim zyrtar, por fansat po presin sqarime. A është kjo thjesht një rastësi… apo po ndodh diçka më shumë pas dyerve të mbyllura?

More posts