Luciano Boçi ka hedhur poshtë lëvizjen e paralajmëruar brenda PD nga kritikët e kryetarit Sali Berisha, duke e cilësuar atë si një “pasion momental” dhe jo si një proces serioz.
Luciano Boçi: Si mund të heqim Berishën nga kryetar i PD?!

Boçi u kujtoi demokratëve se vetëm vota është ajo që përcakton drejtuesit e partisë, ndërsa për ata që mendojnë ndryshe, ekziston opsioni i krijimit të një fraksioni.
“Si mund të largosh një njeri nga drejtimi kur atë e vendos apo e heq vota apo vullneti i demokratëve? Jam disaprovues totalisht. Në PD, secili ka mendimin e vet ndryshe, mund ta shprehë, është diçka që ne e kemi pranuar vetë, e kemi zhvilluar dhe lejuar dhe kemi pranuar edhe fraksionet, dhe nëse dikush ka autoritetin për të bërë një fraksion, le ta bëjë; të mos e tregojë me autoritetin për ta hequr. Ne duhet të ndërtojmë; për të shkatërruar bëhet shumë kollaj”, theksoi Boçi.