Mbrëmë u transmetuan episodet e fundit të sezonit të dytë të “Love Is Blind: UK”, duke sjellë momentin më të pritur nga publiku: ecjen drejt altarit dhe vendimin për martesë. Mes konkurrentëve ishte edhe Bardha, shqiptarja që u bë një prej figurave më të komentuara të sezonit. Në një kthesë të papritur, ajo refuzoi të martohej me Jed, duke lënë fansat të habitur.
Love is Blind” përfundon me lot e habi – vendimi i Bardhës trondit partnerin

Bardha sqaroi se, pavarësisht lidhjes së krijuar, ata kishin ende nevojë për kohë që ta njihnin më mirë njëri-tjetrin. “Unë dua një martesë të gjatë, jo një divorc pas disa vitesh. Duhet të jem e sigurt që po bëj zgjedhjen e duhur”, tha ajo, duke marrë duartrokitje, por edhe kritika nga shikuesit.
Çifti ishte përplasur më herët për tema praktike si ndarja e shpenzimeve. Bardha e pavarur dhe e vendosur, ndërsa Jed me qëndrime më tradicionale, krijuan tensione që e futën konkurrenten në një gjendje të paqartë. Kjo ishte arsyeja pse ajo zgjodhi të thoshte “jo” në altar.
Vendimi i Bardhës ndezi rrjetet sociale, ku përdoruesit në X shpërndanë me mijëra reagime, disa duke e përkrahur për pjekurinë e saj, e të tjerë duke e kritikuar për refuzimin ndaj Jed.