Ky fillim viti shkollor është i veçantë për shumë prindër shqiptarë, por për kryebashkiakun Erion Veliaj ka ardhur edhe me një dhimbje të madhe. Nga paraburgimi, ai ka ndarë emocionet e tij më të thella për faktin se i biri nisi klasën e parë pa praninë e babait.
Lot e dhimbje nga paraburgimi: Erion Veliaj rrëfen pengun më të madh për të birin”

“Ky vit është i veçantë për mua, teksa edhe im bir shkon në klasën e parë. Më është thyer zemra, pasi nuk mund ta shoqëroj në shkollë në ditën e parë”, shkruan ai me mall dhe trishtim.
Fjalët e tij kanë prekur zemrat e shumë prindërve, sepse dita e parë e shkollës është një moment i paharruar në jetën e çdo familjeje – një kujtim që do të mbetet përgjithmonë. Por për Veliajn, ky kujtim do të mbetet peng, pasi nuk mund ta ndajë këtë gëzim pranë djalit të tij.
Historia e tij na kujton sa e brishtë është jeta dhe sa të çmuara janë momentet me fëmijët tanë.