Linda Rama ndau mendimet e saj mbi ndikimin e teknologjisë te brezat e rinj, duke e parë këtë çështje nga këndvështrimi personal si nënë.
Linda Rama tregon sfidat e vështira me djalin: Ja çfarë i them Zahos…

Ajo theksoi se përdorimi i teknologjisë duhet të shoqërohet domosdoshmërisht me edukim të vazhdueshëm dhe një qasje të kujdesshme brenda familjes.
Duke u ndalur te përvoja e saj personale me djalin 11-vjeçar, Zahon, Linda Rama tregoi se e nxit atë të përdorë teknologjinë kryesisht për qëllime mësimore, duke kufizuar përdorimin për argëtim.
Ajo vuri në dukje se sfidat që lidhen me teknologjinë, rrjetet sociale dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale janë të pranishme në të gjitha shoqëritë, edhe tek ato më të përparuara në Europë, dhe Shqipëria nuk bën përjashtim nga kjo sfidë globale.
Linda Rama: “Nuk di kur duhet të fillosh të flasësh për këtë, sepse ta mbash larg – përpiqesh vetëm të mbrohesh dhe të përballosh pasiguritë që ke. Por, në të njëjtën kohë, duhet të flasim me ta për të gjitha rreziqet dhe të gjitha përfitimet që lidhen me përdorimin e teknologjisë sot. Qasja ime me djalin tim është: “Kjo është diçka që mund ta përdorësh për mësimin. Nuk është argëtim.” Kjo është qasja që kam unë. Djali im është njëmbëdhjetë vjeç dhe kjo është një temë e vazhdueshme, pra një temë që nuk mbaron kurrë çdo ditë – përpiqem të shmang në njëfarë mënyre gjithë keqkuptimet që ai mund të ketë dhe tërheqjet që dikush mund të ketë me pajisjet”