Në një intervistë për revistën “Newsbomb”, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama rrëfen shumë të pathëna nga jeta e saj familjare.
Linda Rama ndan lajmin e bukur: Familja e Kryeministrit është shtuar me një…

“Kam krijuar një distancë të sigurt higjenike nga Pushteti…I kam rezistuar cdo përpjekjeje për të më konsideruar si paradhomë të zyrës së Edit dhe i kam bërë ballë cdo keqkuptimi kur njerëz të afërt a të panjohur, më janë adresuar si pëshpëritëse në veshin e tij”, shprehet Linda Rama.
Pak kohë më parë në një media gjermane kryeministri Edi Rama tha se opozitën e vërtetë e kishte në familje, duke nënkuptuar debatet me Lindën. Por zonja Rama thotë se në familje nuk krijojnë dy jetë paralele, atë politike e atë familjare. Padyshim që gjërat fliten mes tyre, por Linda tregon se ajo kryen në familje ato detyra të cdo nëne e gruaje tjetër, që nga zgjimi i Zahos në mëngjes, e deri tek nxitimi për të mos kapur trafikun e rënduar të cuarjes së tij në shkollë.
Linda tregon në intervistë se prej 4 muajsh është bërë gjyshe për herë të dytë, pasi Rea, vajza e saj, ka sjellë në një një vajzë, Rui. E tashmë familja e tyre është rritur shumë me gjithë fëmijët që vijnë vërdallë.
“Zaho, Avi dhe Rui janë tre zogj që, kur jemi sëbashku, na mbështjellin me një larmi të hatashme zërash e tingujsh, të qarash e të qeshurash, zënkash, ngacmimesh e përqafimesh fëminore. Ndërsa momentet intime familjare secili i konsumon për veten, ndryshe nuk do të quheshin intime”, tregon Linda Rama.