Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u zotua për hakmarrje për sulmet izraelite në një mesazh të regjistruar drejtuar kombit, të dhënë ndërsa raketat iraniane fluturonin drejt Izraelit.
Lideri Suprem i Iranit, Khamenei i drejtohet Izraelit: Ti nise një l*ftë, nga sot BOTA do të

Khamenei tha se ushtria ishte e përgatitur për kundërsulm
“Mos mendoni se ata goditën dhe gjithçka mbaroi. Jo. Ata filluan punën dhe filluan luftën. Ne nuk do t’i lejojmë ata të shpëtojnë të sigurt nga ky krim i madh që kryen.
Izraeli ka nisur të premten një valë sulmesh intensive në zemër të infrastrukturës bërthamore dhe ushtarake të Iranit, duke përdorur avionë luftarakë dhe dronë për të goditur objektet kyçe dhe për të eliminuar gjeneralë dhe shkencëtarë të lartë iranianë.
Nga ana tjetër, një përgjigjie nga Teherani nuk vonoi. Irani dërgoi menjëherë dronë drejt Izraelit, duke shënuar një përshkallëzim të ndjeshëm të tensioneve në rajon. Udhëheqësi Suprem Ajatollah Ali Khamenei paralajmëroi për një “ndëshkim të rëndë” ndaj Izraelit, duke rritur rrezikun e një konflikti të gjerë.