Zëvendësdrejtoresha e QSUT-së, Arjana Strakosha, është larguar nga detyra. Sipas raportimit të gazetares Alma Demiraj, në vend të saj është emëruar Etelva Jorgaqi.
Lëvizje e papritur në QSUT! Largohet zv.drejtoresha, vjen emri i ri surprizë!

Arjana Strakosha ka qenë me profesion mjeke nefrologe, ndërsa pasuesja e saj, Etelva Jorgaqi, vjen nga fusha e dermatologjisë.
Ky ndryshim në drejtimin e një prej institucioneve më të rëndësishme shëndetësore në vend ka tërhequr vëmendje, ndërsa ende nuk janë bërë publike arsyet e këtij lëvizjeje.