Leo po tradhton’, nesër zbulohet e vërteta

Leonardo Gashi, ish-banori i BBVK3 nesër po e sjell projektin e tij më të ri muzikor.

E duket se ai e ka gjetur metodën që këtë gjë ta bëjë me zhurmë e vëmendje.

Ai ka ndarë një video në hyrjen e një hoteli ku shfaqet me shumë gjasë me Lelën nën mbishkrimin: “Leo po tradhton”.

Me humor, këngëtari është shprehur se nesër “zbulohet e vërteta”, duke iu referuar kështu projektit të tij më të ri, meqë videon e ka shoqëruar në linkun e kanalit të tij në Youtube.

Kujtojmë se lidhja me Lelën po ecën për mrekulli duke i bërë ata një nga dy çiftet e sezonit që romancën po e vazhdojnë edhe jashtë mureve të shtëpisë më të famshme në vend. 

More posts