Analisti Andi Bushati e ka quajtur “legenllëk këshilltarësh” veprimin e socialistëve të bashkisë që i bënë gati “letrat” Erion Veliajt për ta shkarkuar.
Legenat e bashkisë na surprizuan”, Bushati: Rama yshti SPAK-un, donte ta hiqte qafe…

Sipas Bushatit, Edi Rama është ai që donte të hiqte qafe Veliajn si politikan. Analisti demokrat shton më tej se kryesocialisti Edi Rama yshti SPAK-un, mori frenat e bashkisë dhe tani po e shkarkon.
“Rama që yshti SPAK, ai që mori frenat e bashkisë dhe tani që shpalli shkarkimin tij. E vetmja surprizë është legenllëku i këshilltarëve bashkiakë. Ata janë pjesë e skuadrës së Veliajt, që na kanë shurdhuar për mrekullinë në Tiranë, 5 Majin, prishjen e teatrit, e kanë ngritur Veliajn lart sa s’imagjinohet ta bëjnë njerëz normal, janë të njëjtët që me një firmë mohojnë dinjitetin e tyre. Rama s’do ta ndëshkojë fizikisht Veliajn, por do ta hiqte qafe si politikan. Nga SPAK deri tek anëtarët e këshillit bashkiak. Shqetësimi s’është qytetari apo punët e Tiranës, por të përfundojë ciklin politik të goditjeve të Veliajt. Fakt politik, kemi një kryeministër që e ka hedhur përtej kufizimin e detyrës së tij, bën kryebashkiakun, kreun e SPAK“, tha Bushati.