Lefter Maliqi deklaroi në se opozita po përgatitet për një sezon të ri politik që pritet të jetë i tensionuar.
Lefter Maliqi paralajmëron vjeshte të tensionuar: Do fillojmë një…

Një nga opsionet që po shqyrtohet është bojkotimi i Kuvendit, por Maliqi theksoi se më e mundshme është një pjesëmarrje aktive në parlament me një “betejë të fortë politike”.
Maliqi paralajmëroi gjithashtu një fushatë protestash pa ndërprerje në vjeshtë, duke mos përjashtuar as mundësinë e një greve urie.
“Mandatet duhet të pranohen, por jeta parlamentare nuk do të funksionojë normalisht. Komisionet do të bllokohen. Do të jetë një vjeshtë e nxehtë dhe kjo është e domosdoshme, sepse opozitarët kërkojnë shpresë dhe rikthim besimi” – tha Maliqi.
Sipas tij, këto veprime synojnë të ushtrojnë presion mbi qeverinë dhe të mobilizojnë bazën opozitare pas një periudhe zhgënjimi dhe mosbesimi.