Një tjetër lëvizje e bujshme në futbollin evropian! Trajneri i Serbisë U21, Aleksandar Kolarov, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, vetëm disa muaj pas marrjes së detyrës. Arsyeja? Një rikthim surprizë te Interi, ku do të jetë ndihmës i trajnerit të ri, Kristian Kivu, dhe do të ketë një rol kyç në zhvillimin e lojtarëve si Kristjan Asllani.
Kolarov, një ish-futbollist i Interit dhe njohës i thellë i futbollit italian, pritet të ketë ndikim të menjëhershëm në stafin teknik. Pasi kreu kualifikimet si drejtor sportiv dhe trajner, ai kthehet në Milano për të kontribuar në një projekt të ri ambicioz.
Kristjan Asllani, mesfushori i talentuar shqiptar, është një nga lojtarët nga të cilët pritet shumë në sezonin e ardhshëm, dhe ardhja e Kolarovit mund të jetë një nxitje e madhe për zhvillimin e tij teknik dhe taktik.
