Trupa gjykuese e Gjykatës Administrative të Apelit ka rrëzuar ankimin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Brendshme që kërkonin prishjen e vendimit që i dha të drejtë ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Largimi i heshtur që do na bërtasë në xhep – Shteti humb gjyqin me Gledis Nanon”

Sipas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit të dhënë nga gjyqtarët Ardian Dvorani (relator), Gentian Hamiti e Sokol Ibi (anëtarë), shteti shqiptar duhet t’i paguajë ish-drejtorit Gledis Nano 60 paga mujore për 5 vite, të përllogaritura me një vlerë rreth 100 mijë euro, duke shënuar kështu një fitore të dytë të tij.
Gledis Nano u shkarkua nga detyra me propozim të ish-Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi më 31 gusht 2022.
Nano është pjesë e garës së për kreun e BKH-së, ku u kualifikua për fazën e dytë.