LAJMI I FUNDIT/ Një tjetër shtet lëshon sirenat në Lindjen e Mesme

Ushtria e Izraelit ka njoftuar të shtunën në mbrëmje se një valë e re sulmesh mes saj dhe Iranit është zhvilluar.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë identifikuar se Irani ka lëshuar raketa në drejtim të territorit të shtetit të Izraelit. Sistemet e mbrojtjes janë duke punuar për të ndalur kërcënimin”, thuhet në lajmërimin e fundit të Ushtrisë së Izraelit.

E televizioni publik iranian ka njoftuar se vala e re përfshin 100 raketa e dronë që tashmë janë nisur në drejtim të Izraelit.

Haifa dhe Tel-Avivi janë caqet kryesore, ka bërë të ditur televizioni iranian. E sipas raportimeve, shpërthime ka pasur në Izraelin verior. Është raportuar se ka edhe të lënduar.

Ndërkohë, vetë Ushtria e Izraelit ka thënë se përderisa po merret me mbrojtjen nga raketat e lëshuara nga Irani, po vazhdon sulmet ajrore në caqet ushtarake në Teheran.

Ndërkohë, sirena janë dëgjuar edhe në Amman, kryeqytet të Jordanisë. Jordania ka vendosur ta mbyllë hapësirën e vet ajrore.

More posts