Lajm i madh për 30 mijë shqiptarë: Pension pa gjyq për vitet e punës para 1994!

Çdo qytetar që mbush moshën e pensionit duhet të paraqesë dosjen e tij pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Por sa kohë duhet të presë nga momenti i kërkesës deri te miratimi dhe llogaritja e pensionit?

Ligji parashikon një afat maksimal prej 45 ditësh, por në praktikë koha mesatare është shumë më e shkurtër: vetëm 22.8 ditë. Megjithatë, ritmi i përpunimit ndryshon nga një qytet në tjetrin:

Shkodra është më e shpejta, me vetëm 9.9 ditë për përfundimin e dosjes. Tirana rezulton më e ngadalta, me 30.4 ditë, për shkak të numrit të madh të banorëve dhe fluksit të lartë të aplikimeve. Brenda 20 ditësh përfundojnë edhe Peshkopia, Korça, Kukësi dhe Vlora. Më shumë se 20 ditë duhen në Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër dhe Lezhë.

Sipas të dhënave të vitit 2024, mbi 99.7% e pensioneve të reja janë lidhur brenda afatit, çka tregon një përmirësim të dukshëm të shërbimit.

Një tjetër risi e rëndësishme është ndryshimi ligjor i miratuar nga qeveria në mars 2025, i cili u jep mundësi rreth 30 mijë qytetarëve të përfitojnë njohjen e periudhave të punës para vitit 1994 pa qenë nevoja të hapin procese gjyqësore, pasi dokumentacioni i shumë ndërmarrjeve dhe kooperativave të dikurshme është dëmtuar ose humbur.

Vetëm gjatë vitit 2024 janë lidhur 29,232 pensione të reja pleqërie, ku 17,785 ishin burra dhe 11,447 gra.

More posts