Lajm i Fundit/ Zbulohet lëvizja e Ramës, ja kush është “plani” për të shpëtuar Belinda Ballukun…

Gjykata e Posaçme ka dhënë dy masa sigurie për Belinda Ballukun, “pezullim i ushtrimit të detyrës” nga funksioni si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ndalim i daljes jashtë vendit.

Pas vendimit të GJKKO-se, prej më shumë se 7 orësh Balluku, Rama dhe ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja zhvilluan një takim urgjent për të përcaktuar hapat ligjorë që do të ndërmerren në mbrojtje të zv/kryeministres e cila ndodhet nën hetim.

Burime thanë për “KOHA JONE” se ky vendim i Gjykates së Posaçme do të apelohet dhe në fund do të jetë Gjykata Kushtetuese, e cila do të vendosë përfundimisht “fatin” e Belinda Ballukut. Qeveria pretendon se GJKKO nuk mund të pezullojë nga detyra Belinda Balluku, por hetimet të vazhdojnë duke lejuar të ushtrojë detyrën e saj.

Të premten (sot) pritet të mbahet edhe një mbledhje urgjente e qeverisë. Ende nuk është bërë e ditur qëllimi i kësaj mbledhjeje, por që vjen pas vendimit të GJKKO për Belinda Ballukun.