LAJM I FUNDIT/ SPAK i komunikon zyrtarisht akuzat Ajola Xoxës

Ajola Xoxa është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, për t’u njohur zyrtarisht me akuzat.

Ndërkohë për kryebashkiakun e Tiranës hetimet përfundojnë më 29 shtator, pasi prokurorët kanë kërkuar zgjatjen e afateve.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

More posts