Kandidati i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” në Fier, Azmer Duleviç ka njoftuar largimin nga partia me të cilën kandidoi.
LAJM I FUNDIT/ Pas zgjedhjeve, kandidati i Lapajt largohet nga “Shqipëria Bëhet”

Lajmin e ka bërë me dije vetë Duleviç i cili thotë se ka vendosur të tërhiqet nga angazhimi politik në këtë forcë, duke e cilësuar këtë si një vendim personal.
“Dua t’ju vë në dijeni se jam tërhequr nga angazhimi politik me Lëvizjen Shqipëria Bëhet. Kjo është një zgjedhje personale, që reflekton një fazë të re të jetës sime dhe dëshirën për të kontribuar ndryshe. Bashkë do të shihemi më të fortë! Ju falënderoj”, shkruan Duleviç.
Në zgjedhjet e 11 Majit, Azmer Duleviç ishte kandidati më i votuar i koalicionit “Shqiperia Behet” me 1,695 vota preferenciale.