LAJM I FUNDIT/ Identifikohet burri i vrarë sonte në Tiranë. Ishte më i ri nga sa u mendu

Është identifikuar burri që u vra sot në Tiranë. Ai është Hajdar Ismailgeci dhe mbeti i pajetë në moshën vetëm 40 vjeç, raporton noa.al.

Policia tha se rreth orës 20:10 të mbrëmjes së sotme, në zonën e Babrrusë, Kamëz, është gjetur pa shenja jete një shtetas tashmë i paidentifikuar, 40 vjeç, Hajdar Ismailgeci

Nga këqyrja paraprake rezulton se viktima kishte një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e viktimës, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë si dhe kapjen e autorit.

More posts