Nënkryetari i partisë së Ilir Metës, Agim Nesho, thotë se e ka tronditur regjimin e Edi Ramës, me një shkrim të publikuar në Fox News.
LAJM I FUNDIT: EDI RAMES IA HOQA TRURIN FARE ME ARTIKULLIN QE BOTOVA, E TRONDITA NGA THEMELET

“Çështja është se unë shkruaj gjithmonë për shtypin amerikan, nga të cilat 11 artikuj më janë botuar dhe kam folur edhe më fort se aq, por sigurisht Fox News ka një përzgjedhje, jo si ato që bëjnë mediat këtu në Shqipëri, të cilat dirigjohen nga sipër.
Fox ka një bord editorial dhe nuk janë në prioritet interesat e pronarëve që një herë marin para nga inceneratorët, e tani bëjnë edhe partnerë strategjikë në ndërtim, sië ndodh në Shqipëri.
Sigurisht këto janë media mjerane, po ky reagim sidomos i këtyre mediave tregon edhe karakterin dhe kapjen e mediave nga regjimi i Ramës.
Kjo gjë është pozitive pasi vetë FOX po e ndjek me kujdes dhe të gjitha reagimet e tyre janë qesharake e përzgjedhja bëhet në momente të caktuara politike.