LAJM I FUNDIT/ E befasishme: Kush firmosi dorëheqjen tek ministri…

Jep dorëheqjen kreu i Agjensisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani.

Mësohet se dorëheqja i është dorëzuar ditën e martë ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, ndërsa nuk dihen arsyet e kërkesës së tij për t’u larguar nga detyra.

Pak muaj më parë, Sulejmani u pezullua nga detyra me urdhër të prokurorisë së Beratit pas një hetimi të nisur për të, por çështja më pas kaloi në Tiranë dhe prokuroria e kryeqytetit pushoi hetimin dhe e riktheu në detyrë.

Florian Sulejmani u emërua në krye të AMP-së në nëntor 2023 me urdhër të Kryeministrit Edi Rama.

More posts