LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik! Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë në autostradën…

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e së hënës në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja.

Një automjet tip kamionçinë është përplasur me trafik-ndarësen e autostradës dhe për pasojë shoferi ka humbur jetën në vend. Ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të në kamionçinë është në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Vlorës.

Nga verifikimet në terren të kryera nga Policia Rrugore, dyshohet se automjeti tip “Dacia” në të cilin udhëtonin dy shtetas të huaj, ishte shkaktari i aksidentit.

Drejtuesja e automjetit, një shtetase e huaj dhe femër, dyshohet se ka goditur nga pas kamionçinën, duke shkaktuar spostimin e këtij të fundit, i cili është përplasur me barrierën ndarëse të autostradës.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë nga automjeti, pasi kabina e kamionçinës është dëmtuar rëndë dhe personi i mbetur brenda nuk mund të nxirret lehtësisht.

More posts