Sot jemi në kushte të tilla, ku larg qoftë humbja e një jetë të një prokurori apo gjyqtari, por të jeni të sigurt se edhe ai moment do të vijë. Do të vijë mo zotëri. I ka vra politika pra, krimi i organizuar. E vranë gjyqtarin e Vlorës. Kush i ka vrarë të tjerët. Kanë ndodhur edhe ngjarje të tilla të rënda, ku janë vrarë edhe prokurorë edhe gjyqtarë. Janë vrarë pra”.
LAJM I BUJSHEM – Dashnor Sula paralajmëroi vr*sjen e gjyqtarit: Mund të vritet edhe…

Kjo ishte deklarata e fortë e bërë më 17 shtator në një studio televizive, nga ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula, që për fat të keq është kthyer në realitet këtë të hënë.
Sula tha se Shqipëria ndodhet në kushte të tilla, ku mund të vriten edhe njerëz të drejtësisë, ndërsa të hënën u ekzekutua brenda Gjykatës së Apelit gjyqtari Astrit Kalaja.
Në këtë ngjarje të rëndë mbetën të plagosur edhe dy qytetarë të tjetër, babë e bir. Njëri nga të cilët ka marrë një plumb në krah, tjetri një plumb poshtë brinjës.
Kalaja ishte prej 12 vitesh gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Në dhjetor 2019 ai u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Vlerësimit, pas procesit të vetingut.