Sali Berisha nuk është më, nga dje, kryetar i Partisë Demokratike. Kështu tha në “Ditarin e fundjavës” në A2 CNN juristi Indrit Sefa, në një intervistë për gazetarin Erion Dushi. Sipas tij, është vetë statuti i kësaj force politike, për të cilin u bënë edhe beteja gjyqësore, që sanksionon largimin e kryetarit, pa i lënë në dorë atij të dorëhiqet apo jo.
Lajm i bujshëm! “Berisha, nga dje, nuk është më kryetar i PD”/ Zbuloni detajet e forta

“Partia Demokratike sot, bashkë me LSI-në, është 100 mijë vota mbrapa vetëm Partisë Demokratike të vitit 2021. Çka do të thotë, ka marrë 531 mijë vota. Vetëm PD në 2021 ka marrë 621 mijë, bashkë me LSI ka marrë 730 mijë vota. Pra si koalicion janë 200 mijë vota më pak”, tha Sefa.
Struktura e PD është totalisht inekzistente, ka pasur probleme të jashtëzakonshme në mbushjen e komisioneve të qendrave të votimit. U hapën kutitë ku deshi PD, nuk pati asnjë gjurmë të “Trenit Bullgar”. Kishte krim në 2021-shin? Shumë herë më shumë! Kishte përdorim të aseteve dhe burimeve shtetërore? Shumë herë më shumë! Këto janë justifikime.
Nuk po them që ishin zgjedhje perfekte, por nuk është justifikim ky. Për mua, PD duhet të shohë nga vetja dhe të gjithë këtë stuhi të ngritur në gotë, që nuk kishte Rithemelim, prandaj humbëm, kjo është më duket vetëm një lëvizje taktike e ish-kryetarit tanimë të PD, zotit Berisha, i cili në bazë të nenit 46 të statutit, nga certifikimi i rezultatit nga Kolegji Zgjedhor,
nuk është më kryetar partie, është “de facto”, “de jure”, sipas statutit të regjistruar me tre vendime gjykatash. Zoti Berisha nuk është më kryer nga dita e djeshme (26.07.2025) kur mori vendim Kolegji Zgjedhor. Se nuk i mbetet në dorë zotit Berisha për të dhënë apo jo dorëheqjen. Thuhet “nuk është më kryetar dhe në zgjedhjet e ardhshme nuk kandidon më”. Tani, një nga nënkryetarët mund të jetë kryetari në detyrë i PD, që mund të jetë zoti Gjekmarkaj, zoti Bardhi, zoti Boçi, apo zoti Bylykbashi”.