Detaje tronditëse kanë dalë pas ekzekutimit të Frrok Lleshajt, një ngjarje që ka tronditur mbrëmjen e së dielës zonën e Paçramit në Vaun e Dejës. 65-vjeçari, i njohur për një të kaluar të errët, u qëllua për vdekje pranë banesës së tij me armë zjarri.
Ky është ish-polici që u ekzekutua pas 25 vitesh burg – Historia e errët e Frrok Lleshajt!

Frrok Lleshaj kishte një histori të gjatë me drejtësinë. Ai kishte shërbyer si efektiv policie në fillim të viteve ’90, por jeta e tij mori një kthesë të errët në vitin 1995, kur u arrestua i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij, Dodë Lleshaj.
Gjatë trazirave të vitit 1997, Frroku arriti të arratisej nga burgu, por në vitin 2006 u kap sërish dhe u dënua me 25 vite burg. Edhe pse nuk e pranoi kurrë autorësinë, ai përfundoi dënimin dhe fitoi lirinë më 16 mars 2023 – vetëm dy vite më parë.
Pavarësisht së kaluarës, Frrok Lleshaj ishte kthyer për të jetuar në fshatin e tij të lindjes. Por mbrëmjen e sotme, ai u qëllua me armë zjarri të tipit pistoletë në rrugë, pranë shtëpisë.
Pista kryesore: Hakmarrja