Ikler Sula, 26 vjeç plagosi me thikë një ditë më parë nënën e tij 50-vjeçare, Nexhmije Sulën. Ngjarja e rëndë u regjistrua në banesën e tyre në fshatin Çerënë, rreth 1 kilometër larg Maqellarës.
Ky është 26-vjeçari që g*diti të ëmën shtatë herë me th*kë/ Ja si eshte gjendja e Nexhmije Sules!

I riu, në gjendje të rënduar psikologjike goditi shtatë herë me thikë të ëmën e cila aktualisht është duke luftuar me vdekjen në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Burime nga spitali konfirmojnë se 50-vjeçarja, e cila mbante postin e drejtoreshës së shkollës 9-vjeçare në Pocest, vijon të jetë në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e plagëve të marra.
Siç dhe raportuam më herët, 26-vjeçari prej tre vitesh vuante nga probleme të shëndetit mendor, mirëpo familjarët së fundmi kishin menduar se ai ishte rikuperuar.